Aktualitet

Rama mungon në seancë, Spiropali do të japë llogari në Kuvend për çështjen "McGongal" në vend të tij

Shkruar nga Liberale
Rama mungon në seancë, Spiropali do të japë llogari në

Kryeministri Edi Rama ka deleguar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për interpelancën e kërkuar nga opozita për çështjen "McGongal".

"Zoti Shehu ju lutem lironi foltoren, do vijojmë me interpelancë urgjente me kryeministrin me një grup deputetesh të opozitës. Kryeministri ka deleguar ministren Elisa Spiropalin për këtë interpelancë", tha Nikolla.

Por deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi dhe të tjerë nuk pranuan që zyrtarja të bënte interpelancën në vend të Ramës.

“Se kuptoj… a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni se kemi durimin që t’ju dëgjojmë. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharak. Si Grata dhe Non-grata, keni dy jave që grisni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po i kap pas flokëve, do të kapet pas ndonjë kanali.”, tha Spiropali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH