Aktualitet

Rama dhe Elvis Naçi shkojnë në Thumanë, PD: Spektakël i shëmtuar

Shkruar nga Liberale
Rama dhe Elvis Naçi shkojnë në Thumanë, PD: Spektakël

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Kreu i qeverisë i shoqëruar nga Elvis Naçi si dhe koordinatorja e projektit për Rindërtim Elva Margariti tha se në Thumanë do ndërtohet një qytezë e re moderne.

Ndërkohë Bardhi shkruan se ky është vetëm një spektakël i shëmtuar i Ramës me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar.

Postimi i Bardhit: 

Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.

#DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit! /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10220856331907790/?t=2

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH