Aktualitet

Rakacolli: Dyshime të forta për viruse të reja, presim rezultatet

Shkruar nga Liberale
Rakacolli: Dyshime të forta për viruse të reja, presim rezultatet

“Kemi dyshime të forta që në Shqipëri qarkullojnë dhe variantet e tjera, por ende nuk ka ardhur konfirmimi nga laboratorët në Londër”. Kështu u shpreh zv.ministrja Mira Rakacolli në studion e Ditari në A2 CNN. Sipas saj kjo duket edhe në infektimin e më shumë njerëzve dhe të rinjve.

“Karakteristika është që infekton më shumë njerëz në të njëjtën kohë. Ai virus përzgjidhte të moshuarit, ndërsa tani kemi infektime në moshat e reja dhe në gjendje të rëndë. Këto kohë po demonstrohen fakte të tjera”.

Sa i takon vaksinimit, Rakacolli tha se janë edhe në bisedime me kompaninë Moderna, por edhe me vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit.

“Vaksinat do të jenë të certifikuara ne jemi në bisedime edhe për Modernën dhe ka vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit do të përdorim ato vaksina të certifikuara nga EMA e FDA dhe ato institucionet që është e sigurt. Në krahasim me vendet e rajonit jemi mirë. Përditë po sigurojmë doza dhe po rrisim të vaksinuarit. Në skenarin më të mirë mendojmë me ato që kemi të sigurta që vaksinimi mbaron pas 14 muajsh që nga janari, por jemi më optimistë se mendojmë daljen e vaksinave të reja dhe Pfizer ka shtuar kapacitetet dhe besojmë shumë që do të arrijmë ta bëjmë dhe më përpara”.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH