
Mbledhja e ardhshme e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë pritet të mbahet javën e ardhshme në Gjakovë.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, i cili tha se kjo është mbledhja e tretë në më pak se dy vjet.
“Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta në më pak se dy vjet. Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na afrojnë edhe më shumë”, deklaroi kryeministri kosovar.