Ngjarja që ndodhi në Tiranë ishte e rëndë ku dhe fqinjët u tmerruan duke u shprehur të pikëlluar, pasi foshnja 6-muajshe humbi jetën tek shtëpia në të cilën ndodhej me gjyshen.
Një nga fqinjët ka folur dhe ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ajo u shpreh se foshnja kishte dalë gjallë nga banesa dhe mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e parë, por për fat të keq humbi jetën në spital.
“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar.
Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur.
Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema.
Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante.
E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha fqinja.