Një mjek 57-vjeçar, i cili punonte në një spital të qytetit të Codognos ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.
Sipas “Euronews”, Marcello Natali u shtrua në një spital në Cremona përpara se të transferohej në Milano me pneumoni të rëndë në të dy krahët.
Në njërën prej intervistave të tij të fundit, Natali kishte thënë për Euronews se “duhej të punonte pa doreza pasi kishin mbaruar". /Gazeta Liberale