Vazhdojnë arrestimet e policisë në Unazën e Re. Policia ka arrestuar dje shtetasit me iniciale E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.
Dy ditë më parë u arrestuan edhe tre banorë të tjerë të zonës, të cilët protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe prishjen e shtëpive të tyre./Gazeta Liberale