Aktualitet

Protesta në SHBA, demonstruesit përplasen me policinë

Shkruar nga Liberale
Protesta në SHBA, demonstruesit përplasen me policinë

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane në SHBA, ku deri më tani në krye është kandidati demokrat Joe Biden me një avantazh ndaj Trump prej 50 votash elektorale. Biden arriti të fitojë edhe Michiganin, i cili i sguroi plot 16 vota elektorale.

Situata mbetet akoma shumë e tensionuar në SHBA ku vijojnë protestat dhe trazirat në shumë shtete. Pas përplasjeve me policinë u arrestuan dhjetëra njerëz në New York teksa kërkonin numërimin e ccdo vote të mundshme.

Përleshje të tilla raportohen dhe në në Portland (Oregon), Maricopa County (Arizona), Denver dhe Minneapolis, ku spikas Arizona ku mbështetësit e Trump dolën në rrugë të armatosur me thirrjen e “ndalimit të vjedhjes së votës”.

Situata vijon po aq e tensionuar dhe në Seattle, Boston, Michigan dhe Chicago, por në këtë të fundit pa dhunë të shoqëruar nga policia.

Demonstruesit janë ndarë në ata që mbështesin kërkesat e manjatit, i cili foli për një “vjedhje votash” mashtrimi” dhe ata të cilët dënojnë fjalët. Nga deklaratat e Trump në rrjetet sociale lihet të kuptohet se ai nuk ka ndërmend t’i pranojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. A mund të jetë kjo nga frika që ka ndaj humbjes?/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH