Globi

Protesta në Athinë! Digjet flamuri i NATO-s dhe SHBA-së

Shkruar nga Liberale
Protesta në Athinë! Digjet flamuri i NATO-s dhe SHBA-së

Flamuri i NATO-s dhe SHBA-së është djegur gjatë protestës që po mbahet në Athinë në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të kryeqytetit grek.

Mijëra grekë po marshojnë jashtë ambasadës amerikane kundër politikave amerikane në Greqi në vitet e diktaturës së kolonelëve. Ata kundërshtojnë rolin amerikan edhe gjatë luftës që po zhvillohet në Gaza.

Protestuesit kanë paralajmëruar tubim jashtë ambasadës së izraelit në Athinë, por policia thotë se nuk do ta lejojë atë. Në zonë ndodhen mijëra forca policore të mbështetura nga dronë dhe helikopterë.

5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq sot në Athinë për ruajtjen e rendit gjatë protestave që kanë nisur në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës. Sipas policisë, qendra e Athinës është mbyllur për automjetet që prej orës 13:00 dhe deri në përfundim të protestave, ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis janë të mbyllura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH