Aktualitet

Protesta e 2 marsit, Meta: Falënderoj shqiptarët që i thanë ndal...

Shkruar nga Liberale
Protesta e 2 marsit, Meta: Falënderoj shqiptarët që i thanë

Presidenti Ilir Meta tha në një deklaratë për mediat se KED ka funksionuar në mënyrë jo-transparente.

Meta tha se falënderon të gjithë shqiptarët që dolën në shesh kundër ndryshimeve kushtetuese.

“KED vazhdon të mos funksionojë dhe është bllokuar. Është në raport. Nuk do të doja të hyj në komente të tjera, por më 4 minuta do doja të sqaroja disa elementë të thjeshtë të Komisionit të Venecias. Kjo çështje kurrë nuk duhet të shkonte në Venecia. Megjithatë, unë nuk ndaloja dot të tjerët të shkojnë në Venecia.

Unë falënderoj raporterët. Është çështje që ka zgjatur më shumë se çdo gjë tjetër. Janë bërë 5 draft raporte. Presidenti ka qenë dhe është në mbrojtje të Kushtetutës. Falënderoj të gjithë shqiptarët që më 2 mars patëm besim tek presidenti dhe u bashkuan me të përpara Presidencës, për t’i thënë ndal kapjes së institucionit të Kushtetueses”, tha Meta.

Në lidhje me antishpifjen, Meta theksoi se është një akt i paprecent.

“Është një akt i paprecedent, unë kaq mund të them”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH