Dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua Ligji për Strehimin Social.
Për ministren Ibrahimaj ky ligj adreson nevojën e familjeve të reja për strehim, ndërkohë që për Shoqatën e Ndërtuesve ndryshimet e reja ligjore do të vendosin në vështirësi shoqëritë e ndërtimit duke rritur gjithashtu kostot dhe çmimet banesave.
Në komisionin e Ekonomisë teksa u prezantuan ndryshimet e ligjit “Për strehimin social”, për përfaqësuesit e qeverisë këto ndryshime synojnë adresimin e nevojës së familjeve të reja për strehim dhe krijimin e më shumë mundësive për familjet e reja në ndërtimin e të ardhmes në vendin e tyre.
Nga ana tjetër Shoqata e Ndërtuesve ka rezervat e saj sa i përket draftit.
Kompensimi me 3% për banesat sociale nga ana e ndërtuesve është i pamundur në çdo ndërtesë. Sipas Harizit duhet të përfshihen edhe objekte të tjera jashtë qyteteve.
Nga ana tjetër likujdimi financiar ne 3% do të vendose në vështirësi shoqëritë e ndërtimit.
Gjithashtu për Harizin ligjvënësi nuk ka dhënë asnjë justifikim për trajtimin e pabarabartë dhe diskriminues të shoqërive ndërtuese në raport me subjektet e tjera private fitimprurëse apo sektorin tjetër privat që operon në Republikën e Shqipërisë.