
Mësohet se mund të përfitojnë rreth 500 të dënuar, shifër e cila pritet të zyrtarizohet pasi projektligji të miratohet në qeveri dhe nga Kuvendi.
Pritet të përfitojnë ata që akuzohen për vepra të lehta penale, janë në përfundim të dënimit dhe me sjellje të mirë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se është drejt përfundimit projektligji për dhënie amnistie për të dënuarit.
Në një postim në rrjete sociale, Manja shprehet: “premtimet nuk harrohen”.
Raportohet se projektligji është në proces përfundimi pasi të reflektohen edhe disa rekomandime.
Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret.
Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.