Sport

PROFIL/ Sylvinho, nga lavdia me Barçën në heroin e Shqipërisë. Në Euro 2024 përballë Spanjës dhe Italisë

Shkruar nga Liberale

Trajneri aktual i Shqipërisë fitoi tetë tituj kampion si lojtar i Barçës, përfshirë dy Liga të Kampionëve dhe tani si trajner, ai udhëheq ekipin e tij në finalet e Kampionatit Evropian.

Mijëra tifozë shqiptarë festuan në rrugë fitoren 3-0 të skuadrës së tyre ndaj Çekisë, e cila e afroi Shqipërinë shumë pranë kampionatit të dytë europian, në historinë e saj. Përveç fitores me çekët, një 2-0 ndaj Polonisë, një 0-0 ndaj Ishujve Faroe dhe një 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjet e fundit kualifikuese, bërë atë që ëndrra kuqezi të realizohej.

Një ish-lojtar i Barcelonës, Sylvinho, fitues i 8 titujve si lojtar i Barçës, përfshirë 2 tituj të Champions League (një nën drejtimin e Frank Rijkaard dhe një tjetër nën  drejtimin e Pep Guardiolës), është 'arkitekti' i kësaj skuadre, të cilën e ka kualifikuar dhe do ta drejtojë në finalet e Euro 2024. Dhe shorti i së shtunës së kaluar i vendosi ata në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, në fazën e grupeve.

Sylvio Mendes Campos Junior, Sylvinho (Sao Paulo, 1974), luajti për Barcelonën midis viteve 2004 dhe 2009. Mbrojtësi i majtë erdhi në Evropë kur luajti për Arsenal në 1999, nga Corinthians. Në vitin 2001 ai u largua nga Premier League për t'iu bashkuar futbollit spanjoll, te Celta, fanellën e së cilës e mbrojti deri në vitin 2004, kur nënshkroi për Barcelonën. Silvinho e përfundoi karrierën e tij si lojtar te Manchester City (2009-10).

Në karrierën ndërkombëtare si lojtar me Brazilin luajti në 6 ndeshje. Sylvinho e filloi karrierën si trajner te Lyon (2009), për të vazhduar te Corinthians (2021-22) dhe që nga janari 2023 mban postin e trajnerit të Shqipërisë, me shokun e tij te City dhe ish -lojtarin e Espanyol, Pablo Zabaleta, lojtar i Argjentinës 58 ndeshje, si asistent. Sylvinho mori postin në stolin kuqezi nga Edoardo Reja, i cili u largua nga drejtimi i Shqipërisë në nëntor 2022.

Ashtu si lojtarët e tij, Sylvinho është kthyer në një hero shqiptar. Madje, u dekorua me Shqiponjën e Artë, një nderim që ia dha kryeministri Edi Rama. Nëse Gianni De Biasi ia doli ta çonte skuadrën në Europianin e parë, Francë 2016, ish-lojtari i Barcelonës e ka çuar në të dytin. Më 24 qershor Shqipëria do të përballet në fazën e grupeve me Spanjën (fituese të 3 kampionateve europiane).

Në rekordin e Sylvinhos si lojtar në futbollin evropian ka një Community Shield të fituar me Arsenalin  (1999) dhe jo pak por 8 tituj me Barcelonën , 2 Champions League (2005-06 dhe 2008-09), 3 Liga (2004-05 , 2005-06, 2008-09), një Kupë (2008-09) dhe 2 Superkupa Spanjolle (2004-05 dhe 2008-09).

Sot eksperiencën e tij në futboll e vë në shërbim të kësaj “përralle” që po përjeton Shqipëria. “Ëndërrojmë të kemi një Europian të shkëlqyer kundër skuadrave të preferuara, por edhe që kjo të ketë vazhdimësi, për zhvillimin e këtij projekti”, tha Sylvinho.

Info nga artikull i Mundodeportivo, pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Përgatiti: Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH