Showbiz

Prodhohet super makina shqiptare me emrin “Illyrian Pure Sport”

Shkruar nga Liberale
Prodhohet super makina shqiptare me emrin “Illyrian Pure Sport”

Prodhohet makina shqiptare që do të mbajë emrin “Illyrian Pure Sport”. Dizajni i parë i makinës shqiptare është zbuluar nga Qendrim Thaçi, CEO i Arrera Automobili.

Sipas Thaçit, makina nuk ka vetëm emrin shqiptar, “edhe në dizajn duket që ka detaje mesdhetare, modeli është shumë shqiptar”.

Ai tregon në “Shqipëria live” se interesi i njerëzve është i lartë dhe deri tani 3 persona e kanë porositur, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Pronari i “Illyrian Pure Sport” ka në plan të prodhojë 75 makina.

Dua të shkruaj histori, Ferrari deri tani ka shitur në bazë të historisë së vetë, unë dua që edhe ne të nxjerrim për mirë emrin tonë”.

"Illyrian Pure Sport" do të ketë një motor 6.2 litra twin-turbo V8, i aftë të japë 850 kuaj fuqi në të katër rrotat.

Me një shpejtësi maksimale prej 375 km/orë dhe 0-100 prej 2.7 sekondash, Illyrian Pure Sport do të bëhet super makina e parë shqiptare që plotëson standardet ndërkombëtare.

Për momentin, makina ekziston vetëm në letër, por shpresohet që prototipi i parë në punë do të realizohet në muajt e ardhshëm.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH