Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës me Dekanen e UET, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini në Kryeministri foli edhe për pritshmëritë apo zhgënjimet gjatë përfshirjes së tij në politikë.
Budini: Cilat ishin në fakt pritshmëritë e para tuajat dhe zhgënjimet që patët nga kjo përfshirje në politikë, nëse arrini t’i kujtoni?
Rama: Nuk kam pasur zhgënjime dhe pritshmëri në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Thjesht i kam rënë murit me kokë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk jam ankuar kur muri ka qenë më i fortë se koka. /Gazeta Liberale