Aktualitet

Presidenti kroat viziton Shqipërinë, takim me homologun Bajram Begaj

Shkruar nga Liberale
Presidenti kroat viziton Shqipërinë, takim me homologun Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në vendin tonë me ftesë të presidentit, Bajram Begaj.

Milanoviç shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Presidenti kroat do të pritet me ceremoni shtetërore në presidencë në orën 10:30 nga homologu Begaj dhe pas takimit, dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë ditën e nesërme Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH