Aktualitet

Prej dy javësh, 29 bashki pas asnjë rast me Covid

Shkruar nga Liberale
Prej dy javësh, 29 bashki pas asnjë rast me Covid

Numri i bashkive të konsideruar “Covid Free” po vjen gjithmonë në rritje. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se rastet me koronavirus po bëhen gjithmonë e më të pakta, ndërsa në bashki si Mallakastra, Selenica, Divjaka, Himara, Vora, Mirdita apo Klosi prej dy javësh nuk është regjistruar asnjë i infektuar i ri.

“Kemi 29 bashki ku kemi 0 raste. Bashkitë më problematike janë Vau i Dejës, Librazhdi ku në to vazhdojmë të kemi numër të vogël, por kemi raste pozitive”, tha Rovena Daja.

Incidenca e rasteve me Covid ka rënë edhe këtë javë, por ka ende qarqe ku përhapja e Covid është më e madhe.

“Kemi një rënie të rasteve. Në javën e fundit, incidenca ka shkuar në 3.67 për 100 mijë banorë. Qarqet më problematike, ngelet, Gjirokastra, Tirana dhe Berati”, deklaroi specilistja e ISHP.

Por ekspertët janë të bindur se moti i ngrohtë do favorizojë trendin rënës të infektimeve.

“Njerëzit qëndrojnë përjashta. Fëmijët gradualisht, shkollat do të mbarojnë. Këto do të favorizojnë që rastet gjatë verës të ulen. Faktori kryesor që do të na çojë në uljen akoma më tej të rasteve unë mendoj se është vaksinimi”.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 551 raste aktive me Covid, 19% e të cilëve i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH