Aktualitet

Preç Zogaj: Çelja e negociatave vendim gjeopolitik i BE-së

Shkruar nga Liberale
Preç Zogaj: Çelja e negociatave vendim gjeopolitik i BE-së

Presidenti i Institutit Liberal  “Pashko”, Preç Zogaj ka komentuar vendimin e djeshëm të Bashkimit Europian për çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Zogaj theksoi se vendi ynë është vonuar shumë në këtë proces dhe për këtë bëri fajtore qeverinë që nuk e ka luftuar kanabizimin, korrupsionin në administratë dhe krimin e organizuar.

Pavarësisht se në gjykimin e Zogajt Shqipëria ka përmbushur kushtet bazë për integrimin, ai u shpreh se vendimi i Brukselit zyrtar është më shumë i motivuar nga situata e tensionuar gjeopolitike, me Rusinë që paralajmëron ndërhyrje në rajonin e Ballkanit.

Pjesë nga intervista;

Zogaj: Ky është një akt i shumëpritur. Ka vite që e pret publiku shqiptar me shumicë dërrmuese europianiste. Goxha kohë kemi humbur por më mirë vonë se kurrë. Do ishte më mirë herët se vonë, por… Është momenti për të mbajtur shënim një arritje të re në rrugën e gjatë të Shqipërisë. Mbërritje në stacionin e parafundit nga ku nis rruga e gjatë për stacionin e fundit, me shumë stacione të ndërmjetme. Morëm kohë për të ardhur te hapja e negociatave që u shndërrua në një frustrim për publikun e gjerë.

Frustrim sepse u duk si një provim që s’do e merrnim kurrë. Shqipëria ka provuar të gjitha. Ka provuar që të pengohet vetë me kanabizimin, korrupsion në sistem dhe krimin. Këto kanë armatosur mos pranuesit e Shqipërisë dhe kanë penguar hapjen e negociatave në një kohë normale. Ne kemi penguar edhe vende të tjera, Maqedoninë e Veriut para tre vitesh. Pastaj erdhi radha që rasti i Maqedonisë së Veriut të na penalizonte ne. Duke qenë sërish tandem Shkupi dhe Tirana ne u penguam dy vite me radhë. Hapja e negociatave dhe çdo akt në rrugën e integrimit në BE mikson kushtet e karakterit teknik që vendos Europa me karaktere politike. Gjendjen politike të union dhe humorin brenda unionit, a është në humor BE për zgjerimin. Nuk e përcaktojmë dot kur fillojnë kriteret teknike dhe fillojnë ato politike. Është një gjë e mirë që Macron negocioi për zhbllokimin e vetos bullgare.

Është disi e pazakontë që para disa vitesh ishte Macron që na bllokoi së bashku me Holandën!

Kjo është e rëndësishme që ishte Macron ai që ndërhyri se Franca dhe Gjermania kanë gjithmonë në sirtar mekanizma bllokimi dhe zhbllokimi. Besoje se kësaj radhe ishte gjeopolitika që e solli hapjen.

Ishte plotësimi i 5 kushteve apo situata gjeopolitike që ndikoi në vendimin e BE, duke parë edhe situatën me luftën në Ukrainë dhe ndërhyrjen e Rusisë?

Ne ato kriteret formale i kemi plotësuar, edhe vitin e kaluar ndërsa po bllokoheshim nga vetoja e Bullgarisë. Pavarësisht se siç e thamë këto janë disa instrumente që ehe përdoren për t’u penguar. Kësaj radhe mendoj se mund të kishim kaluar sërish pa hapje negociatash gjithmonë prej vetos bullgare, prapa të cilës fshihen edhe arsye të tjera. Se këtu në vend të kundërshtojë nuk kalon vendi kandidat. Unë them gjeopolitika për këtë arsye. Vura re se koshienca e re që po fiton dhe ka fituar BE me aleancën e madhe euroantlatiste si SHBA kundër agresionit rus ka ndryshuar panoramën e zgjerimit.

Ka një deklaratë të fuqishme nga Putin që ka thënë se Europa do përfshihet nga lëvizje radikale që do pengojnë procesin i integrues dhe do rrëzojnë qeveritë e shteteve të fuqishme. Gjithsesi Europa reagoi dhe po ta shohim në këtë kontekst, u realizua dhënia e statusit të vendit kandidat me procedurë të përshpejtuar Ukrainës dhe Moldavisë dhe u zhbllokua me një vullnet të ri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por produkti më i rëndësishëm që Shqipëria ka paraqitur në Bashkimin Europian është reforma e gjyqësorit, në drejtësi. Instrumentet për ndryshim në procesin e drejtësisë për respektimin e ligjit./BW/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH