Dëshpërimi dhe frika e banorëve të Thumanës lexohet klithshëm në deklaratat e skajshme se janë gati të shkojnë edhe në ferr, sesa t’u ngjiten edhe njëherë atyre pallateve, që megjithatë i shpëtuan shembjes nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.
Por duke i kthyer sytë jo edhe aq larg në kohë, pas lëkundjeve të 21 shtatorit kur sipas dëshmive atyre që mundën t’u mbijetonin shembjeve të tre godinave u ishte thënë nga punonjësit e bashkisë së Krujës se ishin të banueshme, askush nuk ka besim tek fjala e specialistëve se disa syresh kanë nevojë vetëm për riparim.
“Edhe një tërmet tjetër duam ne, u shfarosëm fare si 24 viktimat në Thumanë”, shprehet një vendase aty, ndërsa paslëkundjet nuk janë ndalur duket shënuar një goditje të konsiderueshme prej 4.5 Rihter në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Tri javë mëngjesit që u mori jetën nën rrënoja 51 njerëzve, hetimet e prokurorive të Durrësit, Tiranës, Krujës e Laçit po çojnë përgjegjës pas hekurave.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale