Aktualitet

Pranga 2 vëllezërve, çfarë ju zbuloi Policia gjatë kontrollit fizik

Shkruar nga Liberale
Pranga 2 vëllezërve, çfarë ju zbuloi Policia gjatë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët shpërndanin në doza të vogla droga të forta, vihen në pranga nga Policia dy vëllezërit.

Po ashtu, atyre iu është sekuestruar lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, 4 aparat celular dhe 1 automjet.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH