Globi

Polici vret me armë qytetarin, familjarët: E qëlloi në sytë e djalit

Shkruar nga Liberale
Polici vret me armë qytetarin, familjarët: E qëlloi në

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Gjilan, ku një punonjës policie, jashtë shërbimit, qëlloi me armë një qytetar. Mësohet se viktima është Lulzim Spahiu, nga fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës ishin zgjuar sot herët në mëngjes.

Vëllai i tij, Blerim Spahiu ka treguar për Express, se i ndjeri ishte në makinë bashkë me të birin 20 vjeçar dhe po shkonin në treg në treg për t’i shitur gjedhët.

“Sot në mëngjes i ngarkuam gjedhet në kamion. U nisëm për në Novobërd, aty ku kishim planifikuar që t’i shisnim gjedhet. Nuk e di shumë se si ka ndodhur rasti. Nipi sot në telefon menjëherë pas aksidentit më thirri e më tha se e kanë goditë një veturë. Iu thash merruni vesh me të rreth dëmeve. Nipi prapë më thirri pas disa minutave. O axhë, ai ka armë po vjen që të na vras”, më tha. Unë menjëherë i thash djalit ik nga aty. Ai (i dyshuari), ka shku edhe e ka gjuajte me armë vëllain i cili ka qenë në karrigen e shoferit ulur”, ka rrëfyer ai.

I dyshuari me inicialet V.H. është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate për media ka kërkuar hetime të menjëhershme.

“Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në reagim./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH