Sport

Pogba rrëfen tmerrin, pasi e morën peng dhe i kërkuan 13 milionë euro

Shkruar nga Liberale
Pogba rrëfen tmerrin, pasi e morën peng dhe i kërkuan 13

Ndërsa kombëtarja franceze u mblodh në Clairefontaine (qendra kombëtare e futbollit të Francës), Pogba sapo kishte kaluar disa orë me mikun e fëmijërisë, Boubacar C., në La Renardière, lagje ku ai u rrit në Roissy-en-Brie, një periferi lindore e Parisit. Rreth mesnatës, ndërsa ishte gati të kthehej në hotelin e tij në Paris, Pogba u drejtua nga miq të tjerë nga La Renardière, Adama C. dhe Roushdane dhe Machikour K., dy vëllezër, në një apartament në një qytet tjetër afër.

Aty futbollisti është detyruar të fikë telefonin, i cili i është konfiskuar. Më pas u shfaqën dy burra të armatosur, me kapuç, të veshur me jelek antiplumb. Roushdane K. urdhëroi Pol Pogbanë të paguante 13 milionë euro, për mbrojtjen që dy burrat dyshohet se i kishin dhënë atij për vite me radhë. “Më drejtuan armët, ishte e frikshme. Të dy më drejtuan armët. Duke u kërcënuar kështu, u thashë se do të paguaja, por ata filluan të bërtasin: ‘Hesht, mbaj sytë ulur’.

Në mediat franceze, theksohet se ata janë një organizate kriminale dhe donin të përfitonin sa më shumë nga pasuritë e Pogba. Mësohet se francezi dhe e ëma e tij nuk lëvizin pa një eskortë policore pasi ende e ndjejnë veten të kërcënuar.

Vëllai i Paul Pogba, Mathias Pogba, është arrestuar me akuzën se ka qenë pjesë e një komploti për të shantazhuar mesfushorin e Juventusit. Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se do ta kundërshtojnë vendimin.

Një nga dy personat me kapuç i pëshpëriti në vesh Roushdane. Kur ata u larguan, Roushdane më tha se duhet të paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”, mësohet të ketë thënë Pogba në fragmentet e zbardhura nga “Le Monde” në policinë franceze.

Paul Pogba pas kësaj ngjarjeje nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e 19 marsit 2022.

 

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH