Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mirditë, në shënjestër një 26 vjeçar

Shkruar nga Liberale
Plagosje me armë zjarri në Mirditë, në shënjestër

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri disa minuta më parë në qytezën e Rubikut.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur po dërgohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas ndihmës së parë në spitalin lokal.

Mjekët e spitalit të Rrëshenit bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore e të plagosurit nuk paraqitet e mirë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Ende nuk dihet edhe identiteti i të plagosurit.

Njoftimi:

Në vendin e quajtur”Rreth I Epërm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH