Aktualitet

PERSONAZHI I DITËS/ Zef Deda, "Charlie Chaplin i Shqipërisë", që u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve ndër vite me talentin e tij gjenial

Shkruar nga Liberale
PERSONAZHI I DITËS/ Zef Deda, "Charlie Chaplin i

Kur flasim për Zef Dedën, vështirë të mos mbajmë mend disa nga batutat e aktorit të mirënjohur shkodran, i cili mbylli sytë në moshën 73 vjeçare pas një sëmundjeje të rënde. Zefi, ose ndryshe me gjuhën e artit, "Kunati i shokut Xhemal", la një gjurmë në artin shqiptar, duke gdhendur përjetësisht me shpirtin e tij artistik, qindra role në memorien e të gjithë shqiptarëve ndër breza.

Jo më kot është cilësuar si "Charlie Chaplin i Shqipërisë", që me humorin e tij plot finesë bëri për vete vite e vite me radhë publikun shqiptar dhe jo vetëm, e ku la pas një një krijimtari të larmishme, ku numëron qindra role.

Zefi dha një kontribut të paçmuar në kinematografinë shqiptare, duke luajtur një serë rolesh, kryesisht komedi si: "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", etj. Komedia "Kunati i shokut Xhemal", kujtohet ende si një batutë "e freskët" nga të gjithë brezat ndër vite.

                                                Pak nga jeta e aktorit

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi të pamasë ai arrin të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, e jo vetëm.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", etj./A.M, Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH