Një procedim penal ka nisur nga policia e Vlorës për 63-vjeçaren me iniciale E.C.
Ajo është kallëzuar nga një qytetare, nën akuzën se përdorte të dhënat e saj personale për t’i vjedhur pensionin.
Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokuroria për veprime të mëtejshme nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë.