Lionel Messi me golin e tij të 9-të në 10 ndeshje me fanellën e Inter Miami ndihmoi skuadrën e tij të mposhtte 4-1 Philadelphia Union në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.
Në finale, në të cilën u kualifikua për herë të parë në historinë e saj, Inter Miami dhe Messi do të përballen me Nashville, i cili ka si pronarë edhe vëllezërit Antetokounmpo.
Messi shënoi një nga katër golat e Inter Miamit me një goditje nga 30 metra për të bërë rezultatin 2-0.
Një gol ka shënuar edhe bashkëlojtari i tij në Barcelonë, Jordi Alba.
Finalja mes Inter Miamit dhe skuadrës së Antetokounmpo është planifikuar të shtunën.