Aktualitet

PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë së Mallakastrës

Shkruar nga Liberale

Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Sipas kallëzimit, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të fillojë procedimin penal ndaj shtetasit Qerim Ismail Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe të marrë ndaj tij masën e ndalimin “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH