Aktualitet

Pas takimit me kryeministrin italian, reagon Basha: Koha për ndryshim

Shkruar nga Liberale
Pas takimit me kryeministrin italian, reagon Basha: Koha për ndryshim

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se e falenderoi kryeministrin për kontributin që ka dhënë Italia në luftën ndaj krimit dhe narkotikëve në Shqipëri.

Më tej, lideri i opozitës thotë se nuk mund të lejohet izolimi i Shqipërisë për shkak të një njeriu dhe se është koha për ndryshim.

"Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.

Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!", shkruan Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH