Aktualitet

Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës bastis disa lokacione në veri

Shkruar nga Liberale
Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës bastis disa lokacione

Policia e Kosovës është duke bastisur disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, por ende nuk bëhet fjalë për të arrestuar.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur serbë u rrethuan në fshatin Banjskë ku pati shkëmbim të armatosur. Përveç vrasjes së policit, në krahun e e sulmuesve serbë pati 3 të vrarë dhe u kap arsenal i madh armësh.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash - përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Gjykata ia ndaloi daljen nga Serbia dhe e obligoi të paraqitet në stacionin kompetent policor dy herë në muaj.

Sipas Prokurorisë serbe, Radoiçiq dyshohet se "ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator". Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje", sipas Prokurorisë serbe. Radoiçiq i mohoi këto vepra.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH