Aktualitet

Paralajmëroi shpalljen e rezultatit të referendumit në orën 20:00, Berisha shtyn vendimin

Shkruar nga Liberale
Paralajmëroi shpalljen e rezultatit të referendumit në orën

Edhe pse paralajmëroi se do të ishte i pranishëm në selinë e PD në orën 20:00, për të shpallur rezultatin e Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka shtyrë këtë vendim.

Nëpërmjet një njoftimi, zyra e shtypit për Rithemelimin e PD, deklaroi se rezultati do të shtyhet me së paku 30-45 minuta.

Në të njëjtën kohë në seli, është edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili është duke zhvilluar një takim me anëtarët e kryesisë. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati tha se nuk e njeh referendumin e kërkuar nga Berisha, duke shtuar se i vetmi aktivitet në PD këtë të shtunë ka qenë Kuvendi Kombëtar.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH