Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.
Ajo është thirrur në kuadër të verifikimeve që po bën organi i akuzës lidhur me padinë e Presidentit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ballanca pritet të pyetet jo vetëm për pretendimet e ngritura nga Presidenca në adresë të Dvoranit, por edhe për vetë pretendimet e institucionit që vete Ballanca drejton, të cilat i bëri të ditura nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit, pas kallëzimit të Metës.
Gjatë ditës së nesërme, Prokuroria ka thirrur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha./Gazeta Liberale