Globi

Pacolli: Haga po na tradhton, përpjekje mbarëkombëtare nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale

Ish-zëvendës ministri kosovar Behgjet Pacolli, nëpërmjet një letre, i ka kërkuar kryeministrit shqiptar Edi Rama të udhëheqë një përpjekje mbarëkombëtare për të përgënjeshtruar teoritë e përfaqësuar nga raporti i Dick Martyt, mbi krimet që sipas tij janë kryer nga UCK-ja gjatë luftës së Kosovës.

“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në. Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës (aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt. Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë”, thuhet në letrën e Pacollit.

Pacolli shton se “Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH