
Ditën e sotme, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe kryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani zhvilluan një takim mes tyre. Ndërkohë pas takimit të dy kanë dhënë një deklaratë për mediat.
“Synimi ynë është t’i dalim zot nevojave të qytetarëve. Jemi pajtuar që do të qeverisim bashkë. Kushdo që ka marrë më shumë vota do të caktohet kryeministër, ne do të bashkëqeverisim”, deklaroi Kurti.
Nga ana e saj, Osmani tha se "Po presim rezultatin final për të caktuar kush ka marrë më shumë vota për kryeministër. Ekipet tona do të vazhdojnë punën që nesër. Do të respektohet ai që ka marrë më shumë vota nga qytetarët për kryeministër. Diferenca qoftë edhe me një votë do përcaktojë se kush është kryeministri.” /Gazeta Liberale