Kosova

Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë

Shkruar nga Liberale
Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se tensionet në veri po shkaktohen nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani dënoi dhunën në veri, teksa akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Osmani në Twitter.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH