Aktualitet

Opozita rikthehet në Kuvend për KQZ

Shkruar nga Liberale
Opozita rikthehet në Kuvend për KQZ

Hyrja në fuqi e Kodit të ri Zgjedhor i hap rrugën ngritjes së KQZ e cila do të realizojë kushtin kryesor të opozitës për identifikimin biometrik të votuesve. Përzgjedhja e kandidaturave do të bëhet nga një komision parlamentar, pjesë e të cilit do të jetë edhe Opozita e Bashkuar   

Nëse me Këshillin Politik, i cili miratoi marrëveshjen e 5 qershorit që ndryshoi Kodin Zgjedhor opozita jashtëparlamentare ia doli që ta nxjerrë jashtë Kuvendit tryezën e bisedimeve si një simbolikë për mosnjohjen e institucionit, për zgjedhjen e KQZ-së, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar do të duhet të duhet të rikthehet në Kuvend.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor që hyri dje në fuqi, Kuvendi do të nisë brenda shtatorit përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit qendror të zgjedhjeve, sipas strukturës së re të këtij institucioni. Për këtë proces opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues në komisionin ad hock e që do të kalojë në sitë emrat. Por që në ditët e mbetura të gushit, Kuvendi do të shpallë thirrjen publike për juristët, të cilët duan të bëhen pjesë e Komisionit të ri  Qendror të Zgjedhjeve.  

Hyrja në fuqi e marrëveshjes së 5 qershorit, e miratuar në Kuvend më 21 korrik i hap rrugën ngritjes së KQZ-së së re, e cila do të realizojë një nga kushtet kryesore të opozitës, identifikimin biometrik. Kjo parashikohet të jetë detyra ekskluzive e nënkomisionerit të KQZ-së, i cili do të jetë propozim nga opozita jashtëparlamentare.

Kodi i ri

Kjo e mërkurë shënoi hyrjen në fuqi të kodit të ri elektoral duke i hapur rrugë përllogaritjes së afateve të sanksionuara në ligjin zgjedhor për ngritjen e Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.

Kësisoj Kuvendi pritet të shpallë thirrjen publike brenda muajit gusht për juristët, të cilët duan të bëhen  pjesë e institucionit kryesor të administrimit të zgjedhjeve, organ i ri me tre hallka, i cili  sipas parashikimeve të sanksionuara në kod duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor.

Opozita jashtëparlamentare pritet te rikthehet në Kuvend përmes përfaqësuesit të saj në komisonin Ad Hock,  i cili do të ngrihet për të përzgjedhur  brenda harkut kohor të 60 ditëve komisionerin shtetëror të zgjedhjeve dhe nënkomisonerin, i cili do të  vijë nga radhët e  opozitës jo parlamentare si edhe 10 anëtarët e komisionit rregullator dhe atij të ankesave.

Me zgjedhjen  e kryekomisionerit shtetëror, anëtarët aktualë të KQZ-së lirohen automatikisht nga detyra, ndërsa më zgjedhjen e nënkomisionerit nis  zyrtarisht puna për implementimin e teknologjisë në zgjedhje.  Me hyrjen në fuqi të kodit elektoral qeveria duhet të alokojë fondet për prokurimin e pajisjeve teknologjike, por kjo faze pritet te mos nisë para zgjedhjes së KQZ-së së re, pasi është kjo e fundit i cili do të bëjë prokurimin e pajisjeve elektronike, për identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Opozita e bashkuar do të ketë një të dërguar të posaçëm në komisionin e posaçëm parlamentar që do të kalojë në “vetting” kandidatët për KQZ e re, të cilët duhet të marrin shumicë të cilësuar në parlament.

Do të jetë ky organ i ri, i cili brenda 6 muajve duhet të nxjerrë aktet nënligjore si për teknologjinë në zgjedhje gjithashtu duhet të bëjë përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen në një nga të dielat e 15 prillit-15 maji.

Por pavarësisht kësaj, me ndryshimet kushtetuese të cilat priten të hyjnë në fuqi me 23 gusht, Ligji Zgjedhor do të ketë sërish nevojë të ndryshohet, por ndryshe nga 5 qershori, PS do ta ketë shumë të vështirë të marrë dakordësinë e PD për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ndryshime të tjera  

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Zgjedhor i hapet rrugë riformatimit të KQZ që tashmë do të ndryshojë strukturën ku në krye do të ketë një komisioner, nënkomisioner për teknologjinë dhe 2 Komisione. Për anëtarin e KQZ së vjetër, por ende në detyrë, Bledar Skënderin struktura e re do të ketë në tavolinën e punës tre sfida, hapjen e listave, implemtimin e teknologjisë dhe votën e emigrantëve.

Për anëtarin e KQZ së vjetër, por ende në detyrë, Bledar Skënderi struktura e re do të ketë në tavolinën e punës tre sfida, hapjen e listave, implemtimin e teknologjisë dhe votën e emigrantëve.

Edhe pse Kuvendi ende nuk ka hapur garën për kandidatët e KQZ-së së re, anëtari ende në detyrë, Bledar Skënderi u shpreh dje optimist se përzgjedhja e tyre do të përfundojë brenda shtatorit.

“Besoj se deri në fund të muajit shtator gjithë procedurat mund të përfundojnë. Gjithçka varet nga Kuvendi për të përcaktuar afate të qarta dhe të shkurtra për pjesën e kandidimit të kanditatëve”

Ndërkohë ai tregon edhe sfidat me të cilat do të vihen në tryezën e punës së strukturave të reja të KQZ-së.“Hapja e listave, implementimi i teknologjisë në zgjedhje dhe votimi i emigrantëve”

Edhe pse ligji i ri zgjedhor nuk e pengon atë për të kandiduar për Komisioner dhe anëtarë të Rregullatorit, Bledar Skënderi ka zgjedhur që për momentin të mos e ndërmarrë një hap të tillë. “Për komisionerin dhe rregullatorin ligji nuk pengon kandidimin por nuk besoj të jem pjesë e KQZ-së së re, megjithatë ti’a lëmë kohës”

Për anëtarin ende të detyrë, Kodi Zgjedhor do të preket sërish pasi ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi me 23 gusht. Madje sipas tij do të ketë ndryshime të rëndësishme si për mënyrën e votimit ashtu edhe të ndarjes së mandateve.

“Duhen ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor për të përcaktuar më të detajuar procedurat si do funksionojë procesi i votimit. Do të hapen listat 100%, do të ngelet një pjesë e listës së hapur apo e mbyllur, votimi do të jetë me qarqe apo disa rajone më të mëdha se qarqet aktuale.”-tha ai.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në periudhën prill – maj të 2021 ndërsa politika brenda dhe jashtë parlamentit do të duhet të dakordësohet për koalicionet, sa do të hapen listat dhe a do të ketë ndryshime në rajone.

KQZ e re, kompetencat dhe si zgjidhet  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e adminstratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Organet drejtuese të KQZ-së janë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;

Komisioni Rregullator; dhe

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretë

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në mbledhje publike, të cilat thirren nga Komisioneri. Për pjesëmarrjen në mbledhje, anëtarët e Rregullatorit përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje tëligjit zgjedhor. KAS-i funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në seanca publike të shqyrtimit administrativ, të cilat thirren nga Komisioneri, me pjesëmarrjen e palëve të Për veprimtarinë e tyre gjatë periudhës, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore ose zgjedhjeve të pjesshme, deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim të barabartë me shumën e pesëpagave mujore të Komisionerit. Për veprimtarinë që zhvillojnë jashtë kësaj periudhe, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit.

Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht detyra të tjera brenda organeve, institucioneve apo enteve, pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Veprimtaria e KQZ-së, organeve drejtuese dhe e administratës, udhëhiqet, sipas rastit, nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe nga ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Neni 13

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të

Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjëshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të Dokumentat apo referencat provuese të kandidatit lidhur me suksesin dhe ligjëshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie.

Personi që kandidon ose që propozohet për komisioner nuk përfshihet në listën e kandidatëve që votohen, nëse në momentin e kandidimit ka qenë në ushtrim të detyrës si funksionar, nëpunës i nivelit të lartë drejtues, apo drejtues i organizatës jofitimprurëse, ose kur komisioni kompetent i Kuvendit krijon bindjen se marrëdhënien e tij të punës e ka ndërprerë për shkak të kandidimit ose propozimit për komisioner.

Personi që kandidon ose që propozohet për komisioner nuk përfshihet në listën e kandidatëve që votohen nga Kuvendi, nëse është anëtar aktiv i ndonjë partie politike, ose nëse ka interesa private, të dukshme ose të njohura, plotësimi i të cilave varet nga qeverisja në nivel qendror ose vendor.

Paga dhe privilegjet e Komisionerit janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Neni 14

Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (nënkomisioneri) zgjidhet nga Kuvendi për një periudhë 7-vjeçare me detyrën për të monitoruar dhe mbikëqyrur implementimin e teknologjisë për identifikimin biometrik dhe rekrutimin dhe trainimin e zyrtarëve zgjedhorë.

Nënkomisioneri bashkushtron me të drejta të barabarta me komisionerin kompetencat për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e teknologjisë për identifikimin biometrik të zgjedhësve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH