Sa i përket kthimit në tryezën e Reformës zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se nuk varet prej tyre.
Sipas Bashës, veprat e javës së kaluar treguan se qeveria nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme.
"Ne do bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore. Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithçka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.
Ndërsa teksa u pyet sërish, Basha u përgjigj: "E bëmë të qartë që ne e kemi kusht të ofrojmë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk ka vullnet nga pala tjetër. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është tërëssisht e PS, fasadë nuk mund të jetë." /Gazeta Liberale