Aktualitet

Opozita këmbëkryq në rrugë: Të përballemi me këta kriminelë!

Shkruar nga Liberale
Opozita  këmbëkryq në rrugë: Të përballemi me

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë këmbëkryq te “Myslym Shyri” në shenjë proteste për shembjen e Teatrit, edhe demokratët po shkojnë për mbështetje.

E acaruar, e ulur në mes të sheshit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë akuza të forta politike.

"Unë do i haj veshin Edi Ramës. Jam e zhgënjyer nga politika, kjo histori nuk ka të bëj me zhgënjim politik. Më varni te Kali i SKëndërbeut,të marr përgjegjësit të Ramiz Alisë, të Lulzim Bashës, Fatos Nanos, të Ilir Metës, të gjithë artistëve që janë rrogëtarë në Bashki, unë marr përsipër në emër të 30 viteve tranzicion në kryqëzoni dhe të bien rehat dhe të laj të gjithë haqet e njerëzve", tha Kryemadhi, pasi u rikthye në protestën e zhvendosur tashmë te Ministria e Financave.

 

"Edi Rama, prostitutë e kalibrit të politikës mendon që ka fituar, mendon që e prishi një godinë mendon që historinë e shqiptarëve do e zëvendësojë me politikën e Vucicit. Me orgjitë e Erion Veliajt me shokë, ai teatër nuk është përgjegjësia ime, ai teatër është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë, kam 48 orë që jam pa gjumë, 12 orë të mia të shërbimit i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time, si qytetarëve, u bëj thirrje lëvizjeve politike, shoqërisë civile, që dalin dhe bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut, të vijnë këtu. Jo për Kryemadhin, Metën apo Bashën. Boll morën projekt ku marrin lekë, por të vijnë këtu, ose përndryshe ta mbyllin gojën, Nuk justifikojë dhunën e policisë. Ai fadromisti ta mbaj mend se në burg do shkoj, ajo policia që i tha "pse je Silva Caka do të rrah", ato policë ta mbajnë mend që kanë dhunuar gazetar, artistë dhe studentë, nuk pyesin studentët se ua nxorrën fytyrën e vërtetë. Të vijnë të arrestojnë policët që kishin hequr numrat e idëntifikimit dhe kishin mbuluar fytyrën. Mua këtu më kanë, do bëj detyrat e mia, do rrij këtu sa të kenë mundësi. Ka burg më të poshtër se burgu i pandemisë së Ramës. Më mirë në burg dhe me dinjitet se në shtëpi dhe pafytyrë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë", tha Kryemadhi, teksa më pas u ul në mes të rrugës në shenjë protestë.

 

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha  u  bashkua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

"Do të marrin përgjigjen e merituar, as nuk do harrohen, as nuk do falen. U bëj thirrje që të njohin vetëm një të drejtë, të drejtën për të protestuar me këtë regjim palaçosh. Nuk ka bandit dhe kriminel si Rama t'ua heq këtë të drejtë. Ka shumë pak banditë në dispozicion të regjimit. Jemi këtu për të dhënë një sinjal të qartë që sa herë qytetarët. Ky regjim nuk njeh ligj, jemi përballje. Do qëndroj këtu sa të jetë e nevojshme. Asgjë nuk është koronavirusi me Ramavirusin, qytetarët e Tiranës të derdhen sonte për të shpëtuar Shqipërinë", tha Basha.

 

E ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi me një grup nga selia blu iu bashkua protestës pasdite, Shpëtim Idrizi u shpreh se opozita duhet të bëjë sakrifica ose të shkojë në shtëpi.

 

"Vetëm Edi Rama mund ti bëjë bashkë prishjen e teatrit, të godiste simbolin e qendrës bashkë me një aferë korruptive. Njerëzit ishin në gjumë me agjërim. Si në 1990 sot shqiptarët të luftojnë dhe ta meritojnë demokracinë. Sot jemi në regjim. Kam parasysh kur iu pre koka Luigjit të XVI. Nuk ka asgjë të paqartë, ne sot jemi qytetarë dhe gjithë opozita e bashkuar.

 

Ne do të jemi çdo ditë në mbështetje të protestave. Ne si opozitë do të organizojmë protesta çdo ditë. Nëse flasim për pandeminë e shikojmë sjelljen e shtetit arrogant. Është detyrë e opozitës që të bëjë sakrifica të mëdha. Nëse opozita nuk e bën duhet të ikë në shtëpi" tha ai.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH