Aktualitet

Opozita bëri thirrje për shpallje të emergjencës pas përmbytjeve, Rama i përgjigjet nga Kuvendi

Shkruar nga Liberale
Opozita bëri thirrje për shpallje të emergjencës pas

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës lidhur me kërkesën për shpallje të gjendjes së emergjencës pas përmbytjeve për shkak të reshjeve të shumta.

Rama tha se Shkodra përmbytej në qeverinë e kaluar si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës.

“Meqë do ta marr fjalën dhe njëherë tjetër, përgjigjen se ku është çeta e kusarëve do tua jap shumë të plotë sot. Ndërkohë që për sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e aktuale. Nuk dëshiroja të hyja në krahasime, por meqë hytë ju në krahasime, i qëndroj asaj që ndatë bujarisht me publikun sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për gjithë zonën e perëndimit si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës, ajo ishte e vërtetë dje, është e vërtetë sot”, tha Rama.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH