Ervis Iljazaj
Ditën e sotme replikat midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nëpërmjet video-mesazheve kanë qenë pothuajse lajmi kryesor në portale dhe në media. Lulzim Basha kishte kohë që nuk kishte kaq hapësirë mediatike si kjo e sotshmja. Nga ana tjetër, edhe Edi Rama prej shumë kohësh as e përmendte dhe as fliste për ish Kryetarin e Partisë Demokratike.
E pikërisht tani, sapo ka filluar fushta elektorale dhe partitë politike janë bërë gati për garën e 11 majit, Edi Rama kujtohet për ish-kundërshtarin e tij Lulzim Bashën. Të kuptohemi, në politikë dhe në diskursin publik asgjë nuk është e paqëllimtë dhe asgjë nuk është rastësore. Dhe risjellja e Bashës në debatin publik nga ana e Ramës sigurisht e ka një qëllim. Qëllimi është i qartë, fragmenetizimi i hapësirës mediatike i partive opozitare me qëllim shpërndarjen e votave të saj në favor të mazhorancës dhe Partisë Socialiste.
Edi Rama e ka kuptuar që përçarja e opozitës, frgmentizimi i saj është padyshim në favor të tij. Madje, prej kohësh edhe është investuar për përçarjen e saj duke faktorizuar personazhe dhe politikanë që i kanë interesuar në momente të caktuara. Në këtë moment, me sa duket, i intereson të faktorizojë Lulzim Bashën me shpresën se ai do të rrëmbejë vota nga e djathta dhe Partia Demokratike, gjë e cila është në favor të Partisë Socialiste. Jo më kot, ka dy ditë që i jep vëmendje dhe hapësirë mediatike Bashës.
Edi Rama nuk po bën gjë tjetër, veç theksiminët edhe njëherë të përçarjes opozitare dhe Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve parlamentare. Është e qartë se një opozitë e përçarë dhe jo e bashkuar, me këtë kod zgjedhor, luan në favor të tij dhe Partisë Socialiste.
Dhe, në fakt, opozita shkon në zgjedhjet parlamentare më e përçarë se kurrë. Jo vetëm opozita e madhe, pra Partia Demokartike e cila nga konflikti tre vjeçar brenda saj është dëmtuar, por edhe opozita e vogël. Me opozitë vogël kam parasysh partitë e reja që pretendojnë se janë opozitare me qeverinë. Edhe ato, ashu sikurse Partia Demokratike, nuk arritën që të bashkoheshin dhe të krijonin një pol të tretë. Fakti që nuk u bashkuan me Partinë Demokratike ndoshta është i kuptueshëm, pasi kauza e tyre kryesore është kauza anti-sistem. Por përse nuk u bashkuan me njëra-tjetrën, kjo nuk përbën logjikë politike dhe elektorale.
Nëse partitë e reja do të arrinin të krijonin një pol të tretë së bashku, me shumë gjasa do të arrinin një rezultat të mirë dhe padyshim do të ishin faktor kryesor në formimin e qeverisë së ardhshme, sepse vështirësisht një parti e vetme, nga partitë e mëdha, do të arrinte të merrtë 71 deputetë.
Kështu që përçarja e votës opozitare është një nga kartat elektorale që Edi Rama do të luajë në zgjedhjet parlamentare të 11 maijit. Prandaj nuk është çudi aspak që dhe në ditën vazhdim Edi Rama të faktorizojë partitë e tjera të reja të së djathtës shqiptare. E bën me qëllimin e vetëm për ti dhënë hapësirë në debatin publik dhe për të përçarë votën opozitare. Edhe replikat që pati këto dy ditë me Lulzim Bashën duhen parë në këtë këndvështirm. Ashtu sikurse gjatë konfliktit brenda Partisë Demokratike faktorizonte Sali Berishën për ta bërë copa-copa atë parti, të njëjtën gjë po bën dhe me Lulzim Bashën këto ditë, dhe me shumë gjasa do ta vazhdojë ta bëjë. Jo vetëm me të, por me këdo që merrë vota djathtas për të gërryer sa më shumë Partinë Demokratike të Sali Berishës.