Aktualitet

News 24, jehonë Honoris Causa në UET

Shkruar nga Liberale
News 24, jehonë Honoris Causa në UET

Universiteti Europian i Tiranës i akordoi të mërkurën titullin e 15-të “Doctor Honoris Causa”, shkrimtarit, skenaristit dhe regjisorit të njohur, z. Petrit Ruka. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, Ministres së Kulturës, Elva Margariti, si dhe personaliteteve të nderuara të artit, kulturës dhe shkencës, rektorë universitetesh, staf akademik, miq dhe dashamirës të poetit. Ngjarja pati jehonë edhe në mediat audiovizive.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh, se Ruka nuk është i famshëm dhe se është autori më i gabuar për t’u bërë i famshëm, por mbetet nga ata autorë që do të jenë aty për gjenerata e gjenerata.

"Është autori më i gabuar për t’u bërë i famshëm, por jam i bindur që është një ndër ata autorë që do të jenë aty për gjenerata e gjenerata e kur të famshmëve do u jetë harruar emri, do u jenë harruar veprat e patjetër që do u jetë tretur dhe fama.

I tërhequr, i mirë ulur në gurin e tij dhe i dhënë në një mënyrë që ndihet në çdo varg të tij, në çdo vepër të tij, pa kushte tek krijimtaria e tij duke të lënë të ndjesh se bëhet fjalë për një autor që me veten merret shumë pak, me emrin e tij mbase dhe më pak" tha Rama.

https://youtu.be/S5KvQcXDzyI

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH