Aktualitet

Nëna hedh dy vajzat e mitura nga ballkoni, pas tyre kërcen edhe vetë, humb jetën 3-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Nëna hedh dy vajzat e mitura nga ballkoni, pas tyre kërcen edhe

Policia në qytetin gjerman Saarbrücken ka vënë në hetim një nënë, pasi dyshohet se hodhi dy fëmijët e saj nga ballkoni, njëri prej të cilëve vdiq.

Vajza tre vjeçare humbi jetën si pasojë e incidentit, tha të premten një zëdhënës i policisë së shtetit Saarland. Ndërsa, vajza tjetër njëvjeçare është në spital nga plagët e marra.

Nëna 38-vjeçare, dyshohet se pasi ka hedhur vajzat, është hedhur edhe vetë. Ajo ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë.

Policia po heton vrasjen e dyshuar dhe tentativën për vrasje ndaj fëmijëve, siç shpjegoi Hasenberg, duke shtuar se “se gruaja ndoshta vuan nga një sëmundje mendore”. Sipas policisë, fëmijët ishin shumë të vegjël për të kapërcyer vetë parmakët.

Policia foli edhe me babanë e fëmijëve, si dhe me disa të afërm, të cilët ndodheshin të gjithë në banesë kur ndodhi ngjarja mbrëmjen e së enjtes./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH