Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, dje në mbrëmje kërcyen në "Dance Albania".
Ata kërcyen një vals dashurie në tingujt e këngës “You’re Beautiful” të James Blunt, duke dhënë shumë emocione për publikun.
Ata e mbyllën kërcimin me një puthje duke e bërë edhe më romantike gjithë performancën.
Kujtojmë se, Ermali bën pjesë në jurinë e spektaklit, i cili ka nisur që në muajin shtator. Dje në mbrëmje ishte gjysmëfinalja dhe në finale do të shkojnë tre vajza.
Këngëtarja Adelina Tahiri është e para finaliste e “Dance Albania”, e cila ndiqet nga Melisa dhe Cindy. /Liberale.al
https://youtu.be/FKKDkDV2OjA