Showbiz

Ndryshimi i orës, kur do të kthehen akrepat 60 minuta pas

Shkruar nga Liberale
Ndryshimi i orës, kur do të kthehen akrepat 60 minuta pas

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit ndodh fenomeni i ndryshimit të orës.

Të dielën (31 tetor) akrepat e orës do të kthehen 60 minuta, pas duke ju mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë (ora 3.05 bëhet 2.05 e mëngjesit).

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Në celularët smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos në mbarë Europën në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian.

Është vendosur që më tej, nëse duan, shtetet mund të vendosin ta ndryshojnë ose jo orën.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH