Aktualitet

Ndryshimi i orës

Shkruar nga Liberale
Ndryshimi i orës

Akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta pas të dielën në 31 tetor, për t’u futur në orën dimërore. Në mesnatën e të shtunës akrepat e orës kanë kaluar nga 03:00 në 02:00.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë dhe fitohen më shumë orë gjumë.

Ndryshimi i orës është bërë automatikisht tek smartfonët dhe orat elektronike, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas. Ky orar do të vazhdojë deri të dielën e fundit të marsit 2022.

Parlamenti Europian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian, por ende nuk ka një vendim. Ndryshimi i orës ishte parashikuar të hiqej në vitin 2021, por kjo gjë akoma nuk ka ndodhur.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH