Presidenti Ilir Meta, i ftuar sonte në Open foli edhe për ndryshimet e Kodit Penal ku tha se ndryshimet u bënë sepse kishte një mungesë për rastin e epidemive.
“Ka pasur një boshllëk në Kodin Penal për këtë situatë. Kjo është një situatë e panjohur për ne. Ne shpresojmë që kjo të zgjasë pak javë, por nuk e dimë sepse është një situatë e re për ne.
Drafti i parë ka krijuar një reagim në opinionin publik, shoqërinë civile dhe media. Unë do të mbaj një qëndrim publik pasi të vijë drafti përfundimtar”- tha Meta.