Në emisionin "Frontline" kandidati për deputet i PS-së Plarent Ndreca deklaroi se PD e shpiku frazën “Rama kreu masakër elektorale” tre ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
"Në PD, janë emëruar njerëz me bekimin e Bashës. Basha ka të gjithë në varësi të tij. Ti ke folur individualisht, sepse PD ka thënë se zgjedhjet nuk janë të rregullta pas tre ditësh pas 25 prillit. PD tha se këtu është bërë batërdia tre ditë pas 25 prillit. Batërditë për zgjedhje të vjedhura i shpikët tre ditë pas 25 prillit", iu drejtua Ndreca, Belind Këlliçit i cili gjithashtu ishte në studio.