Aktualitet

Ndërron jetë një 70-vjeçare nga Durrësi me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë një 70-vjeçare nga Durrësi me

Një 70-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë e moshuara mësohet se vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

"Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga COVID19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës", njoftoi Ministria. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH