Aktualitet

Ndërroi jetë nga koronavirusi, Meta dekoron trajnerin e boksit

Shkruar nga Liberale
Ndërroi jetë nga koronavirusi, Meta dekoron trajnerin e boksit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” boksierin dhe trajnerin e shquar të Klubit të Tiranës dhe Ekipit tonë Kombëtar, Skënder Kurti.

Trajneri ndërroi jetë nga koronavirusi në muajin prill të këtij viti. Titulli është tërhequr nga djali i tij, Renato, i cili po ndjek gjurmët e të atit, duke u bërë trajner boksi.

Motivacioni i akordimit të titullit është: “Për kontributin e çmuar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e boksit dhe trajner i shquar i Klubit Sportiv ‘Tirana’ dhe Ekipit Kombëtar. Një personalitet i dashur, i respektuar, një shembull frymëzimi dhe suksesi për të gjithë brezat e rinj”.

“Renato, miqtë dhe kolegët e tij, duhet të jenë krenarë, për atë që Neri ka bërë për boksin Shqiptar, për sukseset e tij dinjitoze në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”- theksoi Presidenti Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH