Mal i Zi

Ndalohet i dyshuari, që përplasi për vdekje dy turistet belge (iku pas aksidentit)

Shkruar nga Liberale
Ndalohet i dyshuari, që përplasi për vdekje dy turistet belge

Hetuesit kanë identifikuar shoferin që drejtoi makinën e krimit. Viktimat ishin duke shpëtuar persona të tjerë pas një aksidenti

Makina që vrau dy turistet 25-vjeçare belge në Romë, u zhduk pas ngjarjes, por sipas policisë i dyshuari është identifikuar dhe është ndaluar mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur natën mes së shtunës dhe të dielës, në një autostradë hyrëse për në Romë. Dy vajzat ishin në rrugë, pasi po ndihmonin dy të plagosur pas një tjetër aksidenti automobilistik.

Ata u morën para nga një makinë me shpejtësi dhe u përplasën për vdekje. Jessy Dewildeman dhe Wibe Bijls kishin mbërritur së fundmi në kryeqytetin italian, për disa ditë pushimesh.  Fati deshi që ata të humbnin jetën, por ajo që e bën edhe më dramatike historinë është se dy vajzat u përpoqën të ndihmonin të tjerë, të plagosur në aksident, ndonëse në një vend të huaj, mirëpo u përplasën për vdekje dhe autori u largua, çka ka indinjuar opinionin publik.

Autoritetet kanë vëzhguar kamerat e sigurisë për të orë të tëra derisa arritën të gjurmonin piratin, që la të vdekura në vend dy vajzat turiste. Dy vajzat belge të moshës 24 dhe 25 vjeç vdiqën në vend. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH