Aktualitet

Ndahet nga jeta themeluesi i grupit Bon Jovi

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta themeluesi i grupit Bon Jovi
Është ndarë nga jeta themeluesi i grupit legjendar të rock-ut, Bon Jovi. Sipas mediave të huaja, basisti dhe kitaristi, Alec John Such ishte 70 vjeç. Lajmi është bërë me dije nga grupi nëpërmjet një postimi në Twitter. "Alec, do të na mungosh", shkruhet në postim. Kujtojmë se, Alec John Such bënte pjesë në grup që nga vitin 1983, deri në 1994-ën, kohë kjo kur u bënë të famshëm me hitet “You Give Love a Bad Name”, “Livin' on a Prayer” dhe “Bad Medicine”. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij. /Liberale.al  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH